AKTUALITET, 7 Mars 2022, 22:14

Bardh Spahia thirrje të gjithë demokratëve të braktisin Bashën: Bashkohuni me shumicën!

Bardh Spahia thirrje të gjithë demokratëve të braktisin

Bardh Spahia, fituesi i zgjedhjeve të Shkodrës, në një lidhje direkte me emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të bashkohen me shumicën dhe të braktisin Lulzim Bashën. 

"Fakti që përfaqësuesit dhe mbajtësit e vulës, përfunduan forcë e tretë, tregon se shqiptarët kërkojnë të shkëputen nga modeli i opozitës fasadë dhe t’i rikthehen opozitës së vërtetë", tha Spahia. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Zoti Spahia, së pari urime për fitoren. E prisni që të ishte rezultat i ngushtë me socialistët? 

Bardh Spahia: Në fakt, rezultati është në pritshmëritë tona. Është hera e parë që ndodheshim në situatë të tillë, me tre subjekte. Situata ishte edhe më e komplikuar sepse ishin dy nga e djathta. Por, nga llogaritë tona mendonim të ishte pak a shumë ky rezultati. Diferenca është e konsiderueshme. Gara ishte e fortë.
Ishte një mesazh shumë i fortë për opozitarizmin e vërtet në të gjithë Shqipërinë. Është rezultat që duhet ta lexojë mirë kushdo që pretendon të mbajë peng institucionet.

Rakipi: Po për demokratët që preferuan kandidatin e Bashës, keni dicka për t’ju thënë?

Bardh Spahia: E kam thënë, që dera joën, dera e shumicës së demokratëve do të qëndrojë e hapur për ata demokratë që kanë humbur rrugën. El t’ju bashkohen demokratëve dhe shumicës kundër Edi Ramës dhe qeverisë më të korruptuar.

Rakipi: Keni një mesazh për Bashën që thotë se nuk ka humbur asnjë garë?

Spahia: Fakti që përfaqësuesit dhe mbajtësit e vulës, përfunduan forcë e tretë, tregon se shqiptarët kërkojnë të shkëputen nga modeli i opozitës fasadë dhe t’i rikthehen opozitës së vërtetë.

Ylli Rakipi: Cfarë do të bëni ju nesër në ditën e parë të punës? Sepse ju një vit jeni.

Bardh Spahia: Në mënyrë simbolike, do të kërkoj të rikthej kontaktin e ngushtë të Bashkisë tek qytetarët Shkodranë. Të vendosim me ta prioritetet. Nuk mund t’i zgjidhim të gjitha problematikat, por mund të vendosim prioritete dhe të synojmë objektiva për zgjidhjen e shumë problematikave.