TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lulzim Basha e ka humbur sensin e realitetit. Të hënën në me mëngjes, kur ishte marrë vesh se ai e kishte kthyer PD në partinë e tretë në vend, doli para gazetarëve për të thënë se ai nuk ka pësuar asnjë disfatë elektorale. Kjo batutë, që u shndërrua në burimin e memeve të radhës u pasua në mbrëmje, në mbledhjen e kryesisë nga justifikimet se 6 marsi u organizua për të goditur atë. Pak a shumë të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe shqytari i tij besnik, Gazmend Bardhi. I pyetur për rezultatin dramatik, ku pati bashki ku PD mori vetwm 6%, 10% apo 11%
Bardhi tha se “nuk është koha për përgjegjësi por për reflektim”, duke iu shmangur në mënyrë të drejtpërdrejtë njësoj si shefi, thelbit të problemit.
Por, rezultatet katastrofike të së dielës duket se i kanë radikalizuar edhe mbrojtësit e tij të deri tanishëm. Në mbledhjen e kryesisë Ferdinand Xhaferri mësohet të ketë thënë: “Jam me i vjetri dhe me eksperience, s’kam ambicie por pergjegjesi për PD. Berisha s’eshte zgjidhje dhe e ka mbyll me PD por ti na ke fyer kur thua skam humbur asnje gare. Duhet te largohesh si kryetar”. I ashpër në mbledhje ka qenë edhe Dashnor Sula: “Cila është zgjidhja kryetar? Se keshtu mund te na thuash perseri. Si i jep zgjidhje? Ke pergjegjesi ti dhe ne.
Nuk na beson me asnje keshtu” ka pyetur ai.
Ndërsa Helidon Bushati ia ka plasur në sy: “Duhet zgjedhje përtej egove tona, duhet të ikesh.
Më parë Tomorr Alizoti ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultateve zhgënjyese të 6 Marsit.
I ftuar në ‘Radari Informativ’ në ABC, Alizoti i quajti absurde justifikimet e Bashës për të mos u larguar nga PD.
‘U shokova kur dëgjova që tha nuk ka humbur asnjë garë, kjo kalon në kufijtë e çmendurisë. Partia e tij ka dalë e treta. PD historikisht e ka rrezikuar mazhorancën. Unë mendoj se nuk duhet të kalojë asnjë minutë, Basha duhet të tërhiqet’, tha Alizoti. Edhe i sapo ngrituri në rolin e nënkryetarit nga Basha, Agron Gjekmarkaj ka goditur fort duke dhënë personalisht dorëheqjen.
“Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.
Përtej çdo rrethane kundër nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshëm! Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarëve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj përgjegjësinë time.
Nuk do t’i shmangem asaj për asnjë arsye apo interes që bie në kundërshtim me vullnetin e shoqërisë dhe parimet e mia etike” deklaroi ai.
Ndërsa Grida Duma fajësoi direkt Lulzim Bashën për dështimin e PD- së zgjedhjet e 6 marsit.
“Është dëshpërues rezultati, në një menyrë apo një tjetër i papritur. Pa diskutim duhet të merren vendime të rëndësishme dhe përgjegjësi duke përfshirë edhe kryetarin e partisë”, ishte mesazhi i saj. “Ditë e tmerrshme”, e quajti Ervin Salianji rezultatin e PD në zgjedhjet e 6 marsit.
I pyetur nëse Basha duhet të mbajë përgjegjësi për dështimin, Salianji tha: “Padiskutim”!
Nuk dihet se si do të shkojnë zhvillimet në PD pas kësaj traume të re, nëse partia do të pësojë sërish një çarje, apo Basha do të arrijë të mbijetojë me manipulime dhe mbrojtjen e Ramës, por një gjë tashmë është e sigurtë, kruetari ibshkarkuar sot është më jo legjitim se kurrë edhe tek ajo pjesë e mpakur e opozitës që ai drejton.