TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në mbledhjen e grupit parlamentar pas humbjes në zgjedhje, kreu i PD Lulzim Basha, ka përsëritur deklaratën e pak orëve më parë, duke thënë se 6 marsi ishte një kurth pas 8 janarit, ditën kur u zhvillua protesta e udhëhequr nga Sali Berisha në selinë blu.
“6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit për të marre pjese ne zgjedhje”, ka thënë Basha sipas mesazheve të zbardhura nga gazetari Juxhin Mustafaraj.
Procesi i 6 marsit sipas Bashës kishte parregullsi, ndaj ai theksoi sërish se nuk ka humbur asnjë garë. “Skam humbur asnjë garë. Parregullsitë që kanë shoqëruar proceset janë të dokumentuara”.
Gjatë mbledhjes Basha u ka thënë deputetëve se përpara kanë 2 rrugë, ose të bëhen të gjithë bashkë ose të ja dorëzojnë partinë Berishës. “Të dashur kolegë i kuptoj shqetësimet tuaja por diçka duhet te kuptoni. Ka dy rrugë përpara. Ose rrimë të gjithë bashkë dhe e bëjmë riorganizimin e kësaj partie ose ndryshe ja dorëzojmë Sali Berishës. Ai atë qellim ka ta marrë Partine Demokratike për tu mbrojtur nga non grata e SHBA“, tha Basha.
Pas përfundimit të numërimit të votave, fajtorin për masakrën elektorale të radhës Basha u mundua ta gjente jo si dikur tek kundërshtari i tij politik në kampin rozë, por tek armiku “non grata” , që tha se zhvilloi me të një luftë personale. “Aleanca e non grata-ve, kërcënoi bashkë me bandat në Vorë komisionerët vendas. Trekëndëshi i Bermudës çdo gjë e ka për interesa personale dhe do ta kthejë edhe këtë në interesin e vet personal dhe do ta kthejë në luftë personale.”
Pavarësisht humbjes së thellë Basha tha se do të qëndrojë në krye të saj për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. “Lufta ime nuk është për fatin tim personal, është për fatin e shqiptarëve, kushdo që më kërkon të braktis në veçanti në këtë betejë detyrën time do të zhgënjehet.” u shpreh Basha.