AKTUALITET, 7 Mars 2022, 22:24

"Është i shitur, e ka mendjen te lekët"/ Elvi Fundo shpërthen ndaj Bashës: Rama s'ka pse ble vota, ka blerë Lulin!

"Është i shitur, e ka mendjen te lekët"/ Elvi Fundo

Elvi Fundo, ka shpërthyer ndaj Lulzim Bashës, pas humbjes dramatike të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme lokale. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Fundo e quajti të shitur kreun e PD. 

"Është një frazë që përdoret në Korçë, ka rojitur. Basha më duket si njeri i rojitur, që e kanë lëshuar pëllumbat.

Ai ka patur mendje, por e ka patur mendjen tek lekët, te kunati, të bëjë pazare me kunatin.

Tomorri tha opozita 30%. Po patjetër se po të blihet kryetari i opozitës...

Ai ka mend vetëm për lekët, të pasurojë Erion Isufin, të shesë mandate deputeti.

Edi Rama e ka kuptuar, nuk ka pse ble vota, Rama ble Lulin! E mban atje dhe është në rregull", tha Fundo.