AKTUALITET, 7 Mars 2022, 22:54

Grida Duma i kthehet Bashës: A ndjen përgjegjësi morale për humbjen? Berisha mundi PD

Grida Duma i kthehet Bashës: A ndjen përgjegjësi morale për

Pak orë pas rezultateve humbëse në zgjedhjet e 6 marsit, duket se shumica e deputetëve që ishin në krah të tij po i kërkojnë kreut të PD Lulzim Basha dorëheqjen. Një prej tyre duket se është edhe Grida Duma e cila e ka vënë Bashën para pyetjeve të vështira. “A ndjen përgjegjësi morale për humbjen?”, ka qenë pyetja e parë që Duma i ka bërë Bashës në mbledhje e grupit parlamentar.

Grida Duma: Tani para se të na drejtohesh në me pyetje kam unë një pyetje për ty: A ndjen ti kryetar përgjegjësi morale personale për këtë humbje?! Lideri në një parti politike është 90 % dhe numrat dy tre apo 27 çfarëdo të bëjnë nuk e zëvendësojnë dot as përmirësojnë dot liderin. Dëgjova që e nisët fjalën tuaj kryetar duke thënë ose me mua ose këtu do t’ju vije Sali Berisha. Sali Berisha duke dashur t’ju mundë ju, mundi Partinë Demokratike. Kjo garë u bë PD kundër PD dhe kjo nuk është në asnjë moment e pranueshme më. Nëse doni të jeni i sinqertë vërtetë ju keni humbur shumë beteja, dhe nga ky pranim nis zgjidhja.

Nëse doni te jeni i sinqerte bëni pyetjen troç: Ka dy pyetje te mundshme që mund të na bësh, e para: – ju lutem bëhuni me mua të gjithë qe unë te mbaj partinë demokratike se kështu dua unë si individ. Pyetja tjetër është: Si do bëjmë që përtej meje të ngremë partinë demokratike për vete partine demokratike. Cilën pyetje po na drejtoni të parën apo të dytën? Në këtë garë për shkak të luftës midis Sali Berishës dhe jush humbi partia demokratike. Në këtë betejë ne bëmë gjithçka të mos e bënim betejën Berisha kundër Bashës por nuk e evituam dot. Ju thoni sot këtu “o te jem unë ose këtu do jete Sali Berisha” pra o unë o askush nuk mundet. Çka do të thotë që kulti i individit që po luftojmë është ende me i rrënjosur

Selaudin Jakupllari: Zoti Basha duhet të punojmë për bashkim. Duhet të reflektosh. Berisha e ka mbyllur me PD por duhet të bashkojmë bazën!

Eralda Taso Bane: Duhet të bashkohemi sepse strukturat treguan që janë jofunksionale. Ne ju kemi mbështetur ne gjithçka kryetar, por është momenti që duhet të sakrifikosh.

Ramadan Lika: Zoti Basha unë s’te kam kërkuar kurrë gjë dhe të kam kthyer Koplikun si fitues. Jam gati të dorëzoj mandatin. Duhet zgjidhje, thua që s’kemi humb, si nuk kemi humb ne jemi shkatërru. S’duhet të dalim pa vendim që këtu.

Kasem Mahmutaj: Duhet një garë e hapur, të gjejmë kush e bashkon nëpërmjet zgjedhjeve! Ne mund të flasim gjithë natën por këtij debati zgjidhje i jep vota!