TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së, Sali Berisha theksoi se dy nga personat e arrestuar për protestën e djeshme ishin turistë dhe nuk kishin lidhje me protestën.
“Janë ndaluar 10 nga të cilat 4 janë arrestuar, Këta dy prej tyre janë kosovarë, turistë të ardhur dhe janë arrestuar nga policia sapo kanë marrë vesh se janë kosovarë për të mundur me akuzuar edhe qytetarët e Kosovës për pjesëmarrje në protesta.
E vërteta është që këta të dy kanë ardhur si turistë. Kanë qenë këtu pas protestës, në mos gabohem. Kanë bërë foto. Njëri më tha se jam djali i një luftëtari të UÇK.
Bëra foto me të. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre dhe paralajmëroj policinë që të mos prekë me dorë protestuesit se ata po luftojnë kundër hajdutëve të kombit, e kriminelëve në detyrë.”, tha Berisha.
Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, së fundmi ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku denoncon ndalimin e një qytetari menjëherë pas daljes nga selia e PD-së.
Noka bën me dije se personi i arrestuar quhet Albi Kryeziu, shtetas shqiptar nga Kosova, i cili kishte ardhur në Tiranë bashkë me nipin e tij për një fotokujtim me Sali Berishën.
Në postim, ai pretendon se Kryeziu ka qenë në kushte spitalore për shkak të një aksidenti rrugor dhe po mbahet në qeli nga një punonjës policie "për të shfryrë mllefin e tij politiko-kriminal".
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me pretendimet e Flamur Nokës.
"Arrestohet direkt pas fotos me doktorin ????
Zotëria krah Doktorit quhet Albi Kryeziu.
Shqiptar nga Kosova. Bashkë me nipin e tij erdhën në Tiranë për një fotokujtim me Sali Berishën.
Sapo del nga selia e PD-së ndalohet menjëherë nga policia.
Albi ka qenë në kushte spitalore për shkak të një aksidenti rrugor, por narkopolici Elton Shahini, i cili është ushtar i kartelit Xhabafti, po e mban në qeli për të shfryrë mllefin e tij politiko-kriminal," shkruan Flamur Noka ne postim.
