AKTUALITET, 30 Prill 2022, 11:46

“Në partinë tonë ndodhi një krizë përfaqësimi”- Arben Imami vërejtje demokratëve: Të mos mbetemi te formulimet që përdorën Rama dhe Basha

“Në partinë tonë ndodhi një krizë
Arben Imami

Arben Imami është një nga xhaketat e "vjetra" të kthyer nga Sali Berisha në radhët e Partisë Demokratike.

Ai ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e sotëm kombëtar ku tha se në PD ndodhi një krizë përfaqësimi duke theksuar se ish-kryetari dhe persona të tjerë manipuluan vendimmarrjen duke bërë spastrim të partisë.

“Ajo që ndodhi në partinë tonë ishte krizë e përfaqësimit. Ish kryetari dhe të tjerë manipuluan vendimmarrjen dhe bën spastrimin e partisë. Zgjedhjet e kontrolluara, të manipuluara, të falsifikuara në vitin 2017 dhe 2021 pas ndryshimeve të turpshme. Asnjë qëllim i mirë nuk e justifikon kurrë shkeljen e votës së lirë.

Kjo duhet të vijojë të jetë rruga jonë për ringritjen e partisë. Kjo nuk mjafton. Nuk mjafton vetëm pjesëmarrja. Duhet të synojmë përfaqësimin e qytetarëve. Ky proces, primaret do të hapin rrugën për njerëz të rinj në politikë. Ka njerëz në këtë vend me kontribute, aftësi. Por edhe një vërejtje. Të mos mbetemi me formulimet e vjetra të rinj dhe të vjetër. Do ishin parrullat e para 20 vitesh që kishin strategji Rama dhe Basha. Qëllimi ishte të eliminonin drejtuesit politikë”, tha Imami.

Ai u shpreh se PD numëron dhjetëra arritje për qytetarët shqiptarë ndërsa shtoi se partia nuk ka nevojë të rishpiket.

“Një parti që e la në OSBE, NATO për çfarë duhet kërkuar ndjesë. U lumtë të gjithëe atyre që punuan për ringritjen e Shqipërisë. Krahas hapjes së vazhdueshme ndaj njerëzve të rinj në politikë është e rëndësishme mbajtja e palcës së partisë. Partia nuk ka nevojë të rishpiket. 

Megjthë respektin për çdo person babai dhe nëna nuk ndryshojnë. Burri dhe gruaja nuk ndryshojnë. Respekti për dinjitetin nuk ndryshon. Këto vlera për ne demokratët shqiptarë nuk janë Pazar. Qendra e djathtë tradicionale që ne gjetëm në Europë në vitin 1990 bashkëpunonte kundër vlerave të Perëndimit”, u shpreh ai.