TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pedagogu Arlind Qori deklaroi në “Arnautistan” se aktivistët e Organizatës Politike po mundohen të zhvillojnë një protestë të madhe më 1 maj.
Do kemi shumë prova që të ngjisë. Jo vetëm të kemi protesta të mëdha por ato të sjellin ndryshime strukturore. Ajo që fitohet më shumë përmes protestave është besimi, besimi që mundemi kolektivisht. Është ndër të rrallat raste kur populli bëhet me i fuqishëm se ata që kanë pushtetin. Ne si aktivist po mundohemi që në 1 maj të bëjmë një protestë të madhe, dhe t’i tregojmë qeverisë dhe sistemit oligarkiko-ekonomikë që jemi këtu”.
Qori theksoi se në Shqipëri kemi një ekonomi spekulative e kriminale si dhe pabarazi të theksuar.
Nuk është aq çmim tregu. Kush dreqin e ble një shtëpi 150 mijë euro?! Kur paga mesatare është 450 euro. Kemi ekonomi spekulative, pabarazi të theksuar. Kemi ekonomi kriminale, ku paraja qarkullon, pastrohet, dhe s’ka efekte në ekonominë e vendit. 18-vjeçarët në vend të rrinë mbi librat, duhet të punojnë, në Call Center-a dhe bare. Të rinjtë nuk i nxisim të krijojnë, të shpikin, por të flasin mirë italisht dhe t’u sheshin dyshekë italianëve”.
Qori u shpreh se shumë punëtorë në Shqipëri votojnë PD-në, por nëse do të ketë një të majtë të vërtet do të përqafojnë një identitet të ri.
Shumë punëtorë fasonerie që banojnë në Kamëz, po ti pyesësh do të thonë që votojnë për PD-në, ndonëse nuk kanë asnjë arsye të votojnë për PD-në, në kuptimin e jetës së tyre. Ndërsa po të kenë një të majtë të vërtetë do ta përqafojnë këtë identitet të ri. Ne punojmë me fasonët. Ne kemi nevojë ta trazojmë shoqërinë, ta nxjerrim nga llogoret, ku po fitoi skuadra ime ne do kemi triumfin në kafenenë e lagjes, është shumë irracionale kjo për të vazhduar”.