AKTUALITET, 30 Prill 2022, 10:11

Autobusi ra në Lanë, Manastirliu dhe Veliaj vizitojë pasagjerët e dëmtuar që po marrin trajtim mjekësor te Trauma! Ja si është gjendja e tyre

Autobusi ra në Lanë, Manastirliu dhe Veliaj vizitojë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë vizituar ditën e sotme pasagjerët e plagosur nga aksidenti i pazakontë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku një urban doli nga rruga duke përfunduar në Lanë.

Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Veliaj u takua me dy djemtë të cilët po marrin ndihmë mjekësore ndërsa njërit prej tyre i kishte sjellë edhe varësen dhe celularin që humbi në momentin e aksidentit.

“Ta kam sjellë telefonin edhe ta kam karikuar. Telefoni binte edhe në ujë më thonin ata. Do bësh pak kujdes. Thashë është çështje e zotit se ajo pamje vetëm duke parë ishte ulëritëse”, deklaroi Erion Veliaj.

Ndërsa ministrja falenderoi mjekët për punën e bërë. “Dua t’i falenderoj mjekët se kanë bërë punë fantastike. Nuk na zhgënjejnë asnjëherë. Ne detyrën po bëjmë. Zoti ka bërë mrekulli por edhe doktorët kanë bërë punën e vet”, u shpreh Manastirliu.