AKTUALITET, 30 Prill 2022, 11:13

EMRAT/ Zbulohen dy deputetët që i bashkohen Kuvendit Kombëtar të PD-së (VIDEO)

EMRAT/ Zbulohen dy deputetët që i bashkohen Kuvendit Kombëtar

Zbulohen dy deputetët që i bashkohen Kuvendit Kombëtar të PD-së. Bëhet fjalë për deputeten Ina Zhupa dhe kolegun e saj të qarkut të Beratit, Kasem Mahmutaj, të cilët duket se kanë dalë nga ‘linja’.

Zhupa preferoi të jepte dhe një prononcim për mediat para se të hynte në Kuvendin e PD-së. Ndërkohë që Mahmutaj u pa brenda sallës së Pallatit të Kongreseve.

Në Kuvendin e PD u rikthyen edhe shumë figura të vjetra të kësaj partie që ishin larguar pas debateve këto vitet e fundit mes demokratëve.