AKTUALITET, 30 Prill 2022, 10:39

“Proces i ligjshëm”, Voltana Ademi mbërrin në Kuvendin e PD: Të përfshijmë edhe ata që s’na janë bashkuar

“Proces i ligjshëm”, Voltana Ademi mbërrin në

Ish-kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka mbërritur në Kuvendin e Partisë Demokratike të thirrur nga Sali Berisha.

Në një prononcim për mediat zonja Ademi ka pasur edhe një mesazh, duke thënë se askush nuk duhet të lihet jashtë, madje as ata që nuk bashkuar në këtë Kuvend.

Voltana Ademi: Ditë me emocion, proces që po vijon. Fakti që po vijon përmes një gjithëpërfshirje është shumë e rëndësishme, përfshirja e shumë të tjerëve që nuk janë bashkuar, është angazhim i joni për ti bashkuar. Procesi i tillë, i bazuar në atë që i ligjshëm, është një mundësi që ne na jepet.