AKTUALITET, 30 Prill 2022, 09:56

VIDEO/ Pak para nisjes së Kuvendit Kombëtar, shikoni çfarë po ndodh tek Pallati i Kongreseve

VIDEO/  Pak para nisjes së Kuvendit Kombëtar, shikoni

Partia Demokratike mbledh sot në 10:00 Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit. Kjo mbledhje ishte parashikuar më 22 mars, por u shty për në Prill pas ngjarjeve që pasuan si pasojë e zgjedhjeve lokale të 6 marsit me qëllimin e bashkimit të demokratëve

Më poshtë pamjet para nisjes së Kuvendit Kombëtar:

 

RENDI I DITËS
Do të ketë 20 folës, prej të cilëve figura të rikthyer në PD, themelues, personalitete nga jashtë dhe të rinj. Parashikohet që votimi për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të nisë në orën 13:00. Kuvendi do të propozojë ndryshime statutore dhe do të votojë për Këshillin e ri Kombëtar.


Komisioni i Rithemelimit ka ftuar deputetët e Partisë Demokratike të marrin pjesë ditën e nesërme në Kuvendin e 30 prillit. Ne një mesazh dërguar të gjithë ligjvënësve demokratë, u kërkohet që si delegatë të konfirmojnë edhe prezencën e tyre dhe t’i bashkohen Kuvendit për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.

Mesazhi

I nderuar Deputet i Partisë Demokratike,
Nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022 zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PD, ju jeni delegat në Kuvend. Kuvendi hap punimet në orën 10:00. Hyrja tek Pallati Kongreseve nga ana e Hotel Rogner, pjesa anësore. Jeni të lutur të tërhiqni mandatin pranë recepsionit në selinë e Partisë Demokratike. Lutem konfirmimin e prezencës nga ana juaj në nr. 0683273805. Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!