AKTUALITET, 30 Prill 2022, 09:45

Një automjet përplas këmbësorin dhe merr përpara tre makina të parkuara

Një automjet përplas këmbësorin dhe merr përpara tre
Foto ilustruese

Një automjet ka përplasur një këmbësor dhe gjithashtu ka marrë përpara edhe tre makina që kanë qenë të parkuara. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Mallakastër-Memaliaj, në fshatin Krahës, në vendin e quajtur “Kthesa e Kalivaçit”.

Policia tha se ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin me inicialet V. K.

Rreth orës 08:35, në aksin nacional Mallakastër-Memaliaj, në fshatin Krahës, në vendin e quajtur “Kthesa e Kalivaçit”, shtetasi V. K., banues në fshatin Peshtan, Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi” ka goditur tre mjete të parkuara (dëme materiale) dhe (këmbësorin) shtetasin Q. H., 87 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, i cili u transportua për në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore është shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi V. K.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.