AKTUALITET, 30 Prill 2022, 11:33

Kuvendi Kombëtar i PD, zbulohet numri i delegatëve të pranishëm. Këlliçi ironizon Bashën: Jo, nuk janë 5004

Kuvendi Kombëtar i PD, zbulohet numri i delegatëve të
Belind Këlliçi

Në Kuvendin Kombëtar të PD, të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit marrin pjesë sot 1425 delegatë, tha deputeti Belind Këlliçi i cili beri dhe nje ironi me ish kreun e PD Basha, duke thene se “nuk jane 5004 delegate”.

“Sekretariati teknik për numrin e delegatëve prezentë në sallë. Jo nuk është 5004, atëherë të nderuar pjesëmarrës pas raportimit e verifikimeve rezulton se prezent janë 1425 delegatë.

Duke qenë se numri i përgjithshëm i delegatëve është në total 1838, duke përllogaritur 1100 delegatët e zgjedhur anëtarë aktualë të këshillit kombëtar, dhe prezent në sallë janë më shumë se gjysma, pra më shumë se 920 delegatë deklaroj zyrtarisht çeljen e punimeve të Kuvendit Kombëtar dhe aftësinë vendimmarrëse të tij.

Kuvendi është thirrur në mënyrë të rregullt”, tha Këlliçi ne cilesine e kryetarit te Komisionit te konstituuar ne Kuvendin e 11 Dhjetorit te thirrur nga Berisha.

Kuvendi Kombëtar i PD, zbulohet numri i delegatëve të

Kuvendi Kombëtar i PD, zbulohet numri i delegatëve të

Kuvendi Kombëtar i PD, zbulohet numri i delegatëve të