AKTUALITET, 30 Prill 2022, 09:31

FOTOT/ Shikoni ç’po ndodh pak para nisjes së Kuvendit Kombëtar të PD, mbërrin Bujar Kapexhiu. Si do skanohen mandatet e delegatëve, janë vendosur me emra edhe…

FOTOT/ Shikoni ç’po ndodh pak para nisjes së Kuvendit

Partia Demokratike mbledh sot kuvendin kombëtar të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.

Kjo mbledhje ishte parashikuar më herët më 22 mars, por u shty për në maj pas ngjarjeve që pasuan si pasojë e zgjedhjeve lokale të 6 marsit.

Këto janël pamjet nga ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku vijojnë përgatitjet për mbledhjen që është parashikuar të nisë në orën 10:00.

Në fotot që ka siguruar gazetari i Panorama, shihet dhe artisti Bujar Kapexhiu që ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve, i cili është një nga kandidatët për Këshillin Kombëtar.

Në hollin e Pallatit të Kongreseve janë vendosur edhe tavolinat ku do të skanohen mandatet e delegatëve të kuvendit.

Mësohet se janë 1100 delegatë me të drejtë vote që do jenë të pranishëm. Ndërsa janë 150 anëtarë të Këshillit Kombëtar që do të zgjidhen në këtë kuvend.

Në garë janë 420 kandidatë, ku marrin pjesë familjarë të ish-ministrave, këshilltarë të
Presidentit Meta, por nuk mungojnë as mjekët, inxhinierët apo gazetarët.

Siç e shihni dhe në këtë foto, disa rreshta me karrige mbajnë dhe emrat e personave që do ulen.