TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD deputeti Belind Këlliçi ka deklaruar se ky Kuvend ka shanset që të jetë historik.
Fjala e Këlliçit
Ky Kuvendi ka të gjitha shanset për tu kthyer në një Kivend historik. Duke bërë rezistencë e dike hedhur poshtë rezistencën malinje me qëllim për të mbajtur peng PD. Kam parë demokratët në këto muaj dhe në çdo qytet kam pasur mundësinë që të flas nga afër me ta. Është fakt që demokratët gjithnjë e më shumë e gjetën forcën për të ecur përpara, duke kundërshtuar e duke thënë të vërtetat e tyre.
Sa shpirt luftarak paskan pasur demokratët. Partinë nuk e bën as vula dhe as godina por sakrificat ideale, vokacioni dhe besimi në një kauz. Kjo është PD. Ky kuvend i ka të gjitha shanset të kthehet në një Kuvend historik. I vetmi ndryshim që kemi në dorë të bëjmë është ai që vjen përmes ndryshimit tonë. Kjo rrugë do ta ndryshojë njëherë e mirë edhe Shqipërinë.
Ne jemi këtu me dorën shtrirë për këdo demokrat. Ky është vendimi i madh i këtij Kuvendi është opozita e re që konfirmohet sot në këtë sallë.
Të kërkojmë një Shqipëri që vlerëson familjen. Duam një Shqipëri të drejtë me shanse dhe mundësi. Ne këtë ëndërr mund ta realizojmë do tja dalim dhe mund tja dalim. Ky kuvend sot është një fillim i ri një kapitull i ri. Ia dolëm ta çlirojmë Pd nga një model shkatërrimtar. Ditët më të mira i kemi ende para nesh.