AKTUALITET, 29 Janar 2026, 21:21

“Precedent i rrezikshëm për hajdutërinë e fondeve publike”, Belind Këlliçi kritikon ashpër GJKKO për amnistimin e zyrtarëve të 5D

“Precedent i rrezikshëm për hajdutërinë e fondeve

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi u tregua i ashpër me Apelin e GJKKO-së, i cili vendosi të mos burgosë zyrtarët e 5D të bashkisë Tiranë, skandal i denoncuar prej tij gati 3 vite më parë. Këlliçi u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se me këtë vendim u krijua një precedent i rrezikshëm.  

“Dosja “5D” është një prej dosjeve më flagrante, unike në llojin e saj në Shqipëri, përsa i përket korrupsionit dhe vjedhjes së parave në masën njëqind për qind të fondeve publike.

Çuditërisht është vënë momentin kur edhe prokurori i kësaj dosje, Klodian Braho, sot drejton Prokurinë e Posaçme, drejton SPAK-un, ka marrë frerët e këtij institucioni dhe i ka vënë kapak përfundimisht kësaj historie, duke i kaluar, duke i zbutur masat, duke i liruar të gjithë.

Dhe me sa duket, sot është gjetur një Alqi Bllako i dytë, që është në këtë rast Marilen Qato, i cili është i vetëm tashmë në qeli.

Me aq sa kam dokumentuar dhe kam depozituar unë, kur kam bërë kallëzimin, shkonte të paktën 30 milionë euro përmes 29 procedurave dhe prekte edhe ndërtimin në masën deri diku gjashtë milionë euro projekte.

Pra, i bie që me nëntë muaj burg apo me një vit detyrim paraqitje, apo dhe me një vit, një vit e gjysmë para burgim, mund të vjedhësh miliona euro dhe s'ka asnjë problem dhe kam përshtypjen që ky është një standard që është vendosur tashmë për gjithë administratën publike.

Nuk ka problem se sa miliona mund t'i vjedhësh buxhetit të shtetit, me 9 muaj burg apo një vit burg, ia hedh paqe dhe je i lirë. Nuk ka as konfiskim parave. As konfiskim të aseteve, as hetim pasuror të thelluar dhe as nuk ka hetim të detajuar të gjithë zinxhirit komandues në Bashkinë Tiranë, se mos harroni që nuk mund të kishte 5D pa Erion Veliajn dhe pa Arbian Maznikun.

Dhe të dy këta emra sot që ne flasim nuk janë të hetuar për këtë çështje, që është një çështje që mban pa diskutim firmën dhe mendjen e tyre, sepse kanë qenë kryetar dhe nënkryetar bashkie dhe kanë qenë dy personat kyç që kanë bërë të mundur ngritjen e kësaj skeme dhe furnizimin e kësaj skeme.

Është standard i paprecedent ky i vendosur sot nga Gjykata e Apelit dhe është një alarm shumë i madh, mendoj unë, një këmbanë alarmi për vetë organet e reja të drejtësisë në vend.

Unë 5D-në e kam bërë publike për herë të parë në 26 prill të vitit 2023, kur kam qenë kandidat për bashkinë e Tiranës dhe ka patur një ritëm të shpejtë nga prokurori Braho. Por, sot që flasim, në 29 janar 2026 Gjykata e Apelit vendosi të zhbëjë gjithçka dhe t'i vendosi kapak përfundimisht.

Janë dy episode që janë të ndara për këtë çështje dhe vijnë drejtpërdrejt nga Gjykata e Apelit. Kur është bërë fillimisht dhënia e masave të sigurisë, në mos gaboj, mund të më ndihmojë edhe zonja Lala për ndonjë detaj që mund të harroj, ka qenë një nga gjyqtarët e apelit që ka kërkuar ngritjen e akuzës për grup të strukturuar criminal ndaj anëtarëve të grupit 5D dhe atëherë gjykata e apelit ishte më e ashpër se gjykata e shkallës së parë në GJKKO.

Gjykata e Apelit e GJKKO ka vendosur një precedent të rrezikshëm, të jashtëzakonisht të dëmshëm për vendin. Hajdutërisë së fondeve publike, vjedhjes së fondeve publike dhe konfiskimit të zero parave të vjedhura dhe rikthimit të tyre në buxhet të shtetit. Se në fund të ditës, qytetarëve u intereson që të kthehen në buxhetin e shtetit. Ky është një një alarm shumë i madh.

Që kam për shtypjen, do duhet të, do duhet të zgjoj çdo, çdo shikues tuajin e çdo qytetar që na ndjek.

Është e vërtetë ajo që thotë zonja Lala. Të gjithë bateritë e opozitës janë përqëndruar te Irena Gjoka, por është e vërtetë që prokurorai bën hetime por vendimarrjen e bën gjykata. Ne duhet të kishim marrë në detaje dhe në sitë të gjithë vendimarrjet e shkallës së parë dhe apelit, për të kërkuar mmë shumë transparencë.

Por, problemi është në thelb për sa kohë nuk ka konfiskim parusih, hetim pasurie t ëdetajuar, puna është e lënë në gjysmë. Ky shërben siinkurajim për zyrtarë të tjerë, që mund të kenë qëllime për të përfituar dhe për të bërë llogari të thjeshta. Për disa milionë euro mund të jenë të gatshëm të bëjnë disa muaj burg"- tha Këlliçi.