AKTUALITET, 7 Dhjetor 2021, 21:11

“Me votë ju firmosni për të ardhmen”/ Publikohet spoti i Sali Berishës për Kuvendin e 11 dhjetorit

“Me votë ju firmosni për të ardhmen”/ Publikohet
Berisha në spotin e Foltores

Është publikuar spoti i Sali Berishës për Kuvendin e datës 11 dhjetor, të thirrur nga delegatët e Partisë Demokratike. 

Zëdhënësja e "Foltores", Floriana Garo, e nis mesazhin, duke e cilësuar këtë ditë si rithemelimin e PD. “11 Dhjetori është dita e rithemelimit të PD dhe pluralizmit politik në Shqipëri”, shprehet ajo.

Në spot përfshihen gjithashtu edhe mesazhet e delegatëve. Spoti mbyllet me mesazhin e Sali Berishës.

“Më 11 Dhjetor me votën tuaj, ju firmosni për të ardhmen tuaj, të fëmijëve tuaj dhe të Shqipërisë. Zoti ju bekoftë!”, shprehet Berisha. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sali Berisha (@saliberisha_official)