TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 41-vjeçar, vëllai i Rrumit të shijakut, e ka pësuar nga policia, pasi akuzohet se ka kanosur për shkak të detyrës drejtorin e spitalit të Durrësit.
Burime zyrtare thonë se shkak është bërë fakti se Vullnet Muça, ka kërkuar që drejtori Renis Mullai t’i fuste në punë mbesën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasit:
V. M., 41 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin R. M., me detyrë Drejtor i Spitalit Rajonal Durrës, për t’i futur mbesën në punë.”, sqaron policia.