AKTUALITET, 20 Shtator 2025, 11:21

“Diella”, Rama: Gjithë bota po merret me ministen tonë jo-njeri, e ka bërë vendin tërheqës! Kam kërkesa për intervista nga jashtë

“Diella”, Rama: Gjithë bota po merret me ministen tonë

Kryeministri Edi Rama komentoi sot ndikimin ndërkombëtar të ministres virtuale me inteligjencë artificiale, Diella, duke theksuar se ajo ka rritur interesin e jashtëm për Shqipërinë.

“Ne nuk duhet të vendosim limite në ambicien tonë. Tërheqja ndaj Shqipërisë është rritur ditët e fundit, sepse gjithë bota po merret me ministren tonë virtuale – kjo e bën vendin më tërheqës,” tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se hapja ndaj teknologjisë dhe vizioni inovativ i ‘Diellës’ kanë krijuar një interes ndërkombëtar, me çdo 3-4-5 kërkesa për intervista nga jashtë për të shpjeguar këtë fenomen. “Kjo ka impaktin e vet në imazhin e vendit,” përfundoi Rama.

“Ne nuk duhet të vendosim limit në ambicien tonë. Tërheqja ndaj Shqipërisë është edhe më e madhe, madje është rritur ditët e fundit, sepse pavarësisht se çfarë thuhet këtu, gjithë bota merret me ministren tonë jo njeri, por kjo në thelb e bën tërheqës vendin si një vend që ka arritur të ketë një ministër jo njeri dhe ku ambicia është e madhe, ku hapja ndaj teknologjisë është e plotë.

Ashtu sikundër kam çdo 3-4-5 kërkesa për intervista nga jashtë për të shpjeguar këtë fenomen, është krijuar interes. Ka impaktin e vet në imazhin e vendit”, tha Rama.