TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e makinave të grumbulluara të Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara, teksa shprehet se “i erdhi fundi edhe varrezave të ‘provave’ që e nxinë jetën dhe nuk kishte zot që i shkulte nga kthetrat e burokracisë”.
Rama u shpreh se “sasira të frikshme teneqerash e ndryshqesh” ishin lënë për 30 e kusur vite në çdo bashki qendër qarku të Shqipërisë.
Ai theksoi se vatrat e ndotjeje do t’ia lenë vendin gjelbërimit a projekteve të dobishme për komunitetin, duke shtuar që automjetet ende të përdorshme do t’i kalojnë institucioneve shtetërore.
“Më në fund, falë angazhimit të Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara, i erdhi fundi edhe varrezave të “provave” që e nxinë jetën dhe nuk kishte zot që i shkulte nga kthetrat e burokracisë, duke grumbulluar për 30 e kusur vite në çdo bashki qendër qarku të Shqipërisë sasira të frikshme teneqerash e ndryshqesh; vatra ndotjeje të madhe që do t’ia lenë vendin gjelbërimit a projekteve të dobishme për komunitetin, ndërkohë që automjetet ende të përdorshme do t’i kalojnë institucioneve shtetërore”, tha Rama.