AKTUALITET, 20 Shtator 2025, 12:24

FOTO/ Kapen 21.5 kg heroinë në kufirin greko-shqiptar, droga u fut nga kufiri i gjelbër pranë Kapshticës. Arrestohet 50-vjeçari

FOTO/ Kapen 21.5 kg heroinë në kufirin greko-shqiptar, droga u fut nga

Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe heroine në kufirin e gjelbër greko-shqiptar.

Operacioni është zhvilluar nga sektori anti-krim i Ksanthit në bashkëpunim me sektorin anti-drogë të Follorinës.

Policia greke ka pasur informacion për një sasi droge që do të kalonte nga kufiri i gjelbër pranë Kapshticës për në Greqi.

Ata kanë ndërhyrë duke ndaluar një 50-vjeçar shqiptar, i cili po transportonte një çantë që përmbante 43 pako me 21.5 kg heroinë.