TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot zyrtarisht ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë një ceremonie në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Rama shprehu krenari dhe shpresë për të ardhmen e shërbimit shëndetësor në vend, duke theksuar formimin akademik dhe profesional të ministres Sala.
Ai theksoi se në mandatin e katërt, qeveria synon të shkojë më thellë në transformimin e sistemit shëndetësor, përtej ndryshimeve strukturore. Shtyllat kryesore të planit janë zgjerimi i aleancave dhe përdorimi me përparësi i inteligjencës artificiale (AI) në shërbimet shëndetësore.
“Jemi duke hapur një trasë bashkëpunimi mes QSUT dhe universiteteve, që do të krijojë sinergji me Vita e Saslute. Po punojmë për krijimin e një universiteti të ri mjekësor në Fier dhe zhvillimin e një spitali ekselence për turizëm shëndetësor, veçanërisht gjatë sezonit veror,” tha Rama.
Ai shtoi se diskutimet janë duke vijuar për të lidhur partneritet me një nga kompanitë më të njohura të AI në Mbretërinë e Bashkuar, për të integruar teknologjinë në shërbimet shëndetësore shqiptare.