TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përmirësohet gjendja e tri motrave të helmuara nga karamelet me përmbajtje kanabisi në Korçë.
Dy motrat më të mëdha, 7 dhe 11 vjeç, të cilat u shtruan në spital disa ditë më parë pas konsumimit të disa karameleve që përmbanin esencë kanabisi, janë jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të stabilizuar.
Sakaq, më e vogla prej tyre, 3-vjeçares, ka dalë nga rreziku për jetën dhe se gjendja e saj është stabilizuar, por vijon të mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm dhe kujdes të specializuar nga ekipi i reanimacionit.
Ngjarja tronditi opinionin publik, pasi tri vajzat, pjesë e së njëjtës familje, u dërguan me urgjencë në spital pas konsumimit të disa ëmbëlsirave që dyshohet se përmbanin substanca narkotike.