AKTUALITET, 20 Shtator 2025, 11:55

“Drejtësia ka qenë mashë e interesave politikë”, Rama: Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë dhe s’do e ndryshojmë

“Drejtësia ka qenë mashë e interesave politikë”,

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të Besfort Lamallari si Ministër i Drejtësisë, u shpreh se drejtësia dikur ka qenë mashë e interesave politikë.

Kreu i qeverisë u shpreh se “ne e kemi bërë zgjedhjen tonë nuk ndryshoj më këtë pikë”.

“Nuk ndryshojmë dhe jemi të detyruar që këto lloj dhimbjesh, na bie ti përjetojmë si pjesë e qenies tonë politike, qoftë kur dikush nga ne mëkaton për përfitime të paligjshme, qoftë kur mëkaton drejtësia e pavarur duke përdorur forcën”, tha ai.

Edi Rama: Ka qene gjithmonë drejtësi mashë e interesave politikë, por ne e kemi bërë zgjedhjen tonë nuk ndryshoj më këtë pikë.

Nuk ndryshojmë dhe jemi të detyruar që këto lloj dhimbjesh, na bie ti përjetojmë si pjesë e qenies tonë politike, qoftë kur dikush nga ne mëkaton për përfitime të paligjshme, qoftë kur mëkaton drejtësia e pavarur duke përdorur forcën.

Ne s’kemi asgjë zgjidhje tjetër, asnjë rrugë tjetër. Çfarë duhet të vazhdojmë të bëjmë bashkërisht është të përmirësojmë standardet.