TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tirana është veshur me ngjyrat e flamurit amerikan, për të nderuar ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton.
Rrugët kryesore ku kaloi eskorta e Clintonit u zbukurua me flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat nesër festojnë dhe Ditën e Pavarësisë.
Para Kryeministrisë, siç shihet nga pamjet e publikuara nga LSA, të shumtë janë ata qytetarë që ndodhen aty për të parë nga afër presidentin Clinton, në një ceremoni që do të mbahet para këtij institucioni. Padyshim në këtë organizim nuk mund të mungonte as politika. Ish-Presidenti Clinton do të marrë dekoratën “Ylli i mirënjohjes për arritjet publike”.