AKTUALITET, 18 Dhjetor 2025, 12:06

Mblidhet grupi në seli/ Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave. Seancë të jashtëzakonshme për Ballukun

Mblidhet grupi në seli/ Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis

Pas mbylljes së seancës plenare grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur në selinë e PD-së, ku ka nisur mbledhjen e firmave për të dërguar çështjen e zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe betimit të tij në Gjykatën Kushtetuese.

Njëkohësisht deputetët e PD-së pritet të depozitojnë edhe një kërkesë për zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme në Kuvend, ku do të kërkohet interpelancë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.