AKTUALITET, 25 Mars 2022, 16:00

Berisha: Sot PD, parti e gjithë demokratëve, prej saj s’ka të larguar

Berisha: Sot PD, parti e gjithë demokratëve, prej saj s’ka

“Të bashkohemi”. Ky ka qenë mesazhi i Berishës, i cili ka folur sot për herë të parë nga selia e PD.

“Vendimi i Gjykatës legjitimoi më në fund, vendimet historike të Kuvendit të 11 dhjetorit të PD-së.

Vendime, të cilat sjellin PD-në si parti të votës së lirë, vlerave konservatore, në themel të saj, parti e orientimit euroatlantik dhe interesit kombëtar.

Nuk mohohet se PD kaloi një krizë për shërimin e të cilës është në detyrimin e çdo demokrati të kontribuojë.

Pas 6 marsit unë kam marr takime të përditshme me kryetarë të degëve të PD-së, të rretheve të ndryshme të vendit, të cilët gjer më 6 mars nuk kanë mbështetur lëvizjen e nisur.

Shpreh kënaqësinë dhe vlerësimin tim se në këto takime kam gjetur angazhimi ne tyre të plotë për të kontribuuar në procesin e bashkimit të PD-së.

I kam siguruar dhe i siguroj ata nga kjo foltore se çdonjëri prej tyre ka besimin e plotë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së për të kandiduar për çdo post që dëshiron. Theksoj se statuti i 11 dhjetorit nuk ka kufizim”, tha Berisha.