AKTUALITET, 25 Mars 2022, 16:14

Berisha: Nëse SHBA publikon një fakt të vetëm ndaj meje, i gatshëm të marr çdo vendim! Do ta takoja edhe Lulzim Bashën

Berisha: Nëse SHBA publikon një fakt të vetëm ndaj meje, i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se është i gatshëm të marrë çdo vendim ndaj vetes së tij në rast se SHBA publikon një fakt të vetëm që tregon se ai apo fëmijët e tij kanë përfituar para nga pasuritë e publike.

“Ky zotëri e ka bërë këtë dekaratë, ka qenë i informuar. Ju keni një kongresmen që i tha publikisht Blinken se vendimi i tij vjen vetëm nga hiçi. Ka një realitet nën ndikimin e Soros. Duke deklaruar të gjitha këto, në momentin që të publikohet një fakt i vetëm se unë apo fëmijët e mi kanë përfituar nga pasuritë e pubkike edhe një qindarkë, unë marr çdo vendim ndaj vetes time. Përndryshe qëndroj krenar dhe i palëkundur”, tha Berisha.

Ai deklaroi se çdo demokrat është i lirë të diskutojë për situatën në PD dhe të kontribuojë për procesin e bashkimit, ndërsa tha se do e takonte edhe Lulzim Bashën si deputet të PD.

“Në këtë proces është  vota e lirë për çdo demokrat. Komisioni i Rithemelimit do të vendoset në selinë e përcaktuar në statut. Komisioni dhe Sali Berisha dhe çdo anëtar është i hapur të diskutojë, të debatojë me çdo demokrat dhe demokrate që dëshiron dialog. Dhe do të kontribuojë në procesin e bashkimit. Ne nuk përjashtojmë asnjë. Kundërshtitë e mia më të mëdha kanë qenë me Lulzim Bashën. Nëse do ta dija që ishte në atë zyrë. Ai është deputet i Partisë Demokratike dhe ne mbetemi të hapur për çdo demokrat.

Marrëdhëniet e mia me SHBA janë dhe do mbeten marrëdhënie të diktuara nga vlerat e lirisë dhe parimet e demokracisëq që mbajnë popujt e lirë. Por meqenëse në këtë mënyrë do jap edhe një përgjigje të dytë. Kjo parti është e spektrit konservator dhe ka për partner të saj Republikanët. Jeni dëshmitarë se eksponentë ndër më të rënndësishëm të kësaj partie e kanë quajtur vendimin e Blinken një vendim politik të diktuar nga Soros dhe Edi Rama”, u shpreh Berisha.