AKTUALITET, 11 Prill 2023, 20:38

“Luçiano Boçi, alternativa për Elbasanin”, Meta: I vetmi që shpëton qytetin nga rrokullisja në mjerim e varfëri

“Luçiano Boçi, alternativa për Elbasanin”, Meta:

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi është e vetmja alternativë për Elbasanin për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta u shpreh se me fitoren e zotit Boçi, pas 14 majit Elbasani i rikthehet traditave të shkëlqyera dhe fuqizimit të familjes dhe vlerave qytetare e patriotike.

Postimi i plotë:

Luçiano Boçi është e vetmja alternativë që e shpëton Elbasanin nga rrokullisja në mjerim, varfërim dhe shpopullim.

Me Luçiano Boçin Kryebashkiak, më 14 Maj, Elbasani i rikthehet traditave të shkëlqyera dhe mbi çdo gjë fuqizimit të familjes dhe vlerave të saj më të mira qytetare e patriotike.

Bashkë????Fitojmë!✌️????????