TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eksperti për çështjet zgjedhore, Dritan Taulla deklaroi se prokuroria duhet të verifikojë para datës së zgjedhjeve të gjithë kandidatët që marrin pjesë në garën e 14 majit.
Ai u shpreh për Panorama TV se është kërkuar informacion nga KQZ në lidhje me disa kandidatë për kryetarë bashkie dhe këshillat bashkiakë.
“Jemi duke ndjekur deklaratat dhe atë që KQZ po bën në lidhje me dekriminalizimin. Është një proces që jemi duke e ndjekur dhe do kemi një qëndrim në lidhje me këtë. Kemi ligjin e dekriminalizimit dhe të gjithë kandidatët duhet të jenë në përputhje me kuadrin ligjor. Kemi edhe aspektin moral. KRIK i ka bërë thirrje parive politike që të kandidojnë figura të pastra.
Kemi kërkuar edhe element të tjerë shtesë për të identifikuar integritetin e kandidatët. Është në zgjedhjen e partive politike për të kandiduar personat. Prokuroria duhet të kthejë përgjigje për kandidatët që janë të dyshuar përpara ditës së zgjedhjeve. Ajo mund të marrë informacion edhe jashtë vendit. Për s ai përket informacionit që garantohet nga institucionet shqiptare kemi kërkuar që informacioni të dërgohet para ditës së zgjedhjeve që ta dinë që ai person nuk është më kandidat. Nëse vendet partnere e dërgojnë informacionin me vonesë do të bëhet largimi i tij nga posti.
Ligji i dekriminalizimit prek një sërë veprash penale. Partitë politike duhet të garantojnë edhe integritetin e personave të afërm të kandidatëve. Kundra argumenti mund të jetë që nuk jemi në kohën e komunizmit por nga ana tjetër në ato raste kur mund të ngrihet dyshimi se personi që po kandidohet është në vend të atij që ka probleme me ligjin”, deklaroi ai.