TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Socialistët kanë çelur fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit në Sheshin Skënderbej.
Kryeministri Rama ka mbledhur kandidatët dhe drejtuesit politikë në qarqe, duke shpalosur edhe slloganin e partisë në këtë fushatë. "Kurrë më mbrapa, vetëm përpara", do të jetë motoja e socialistëve në këto zgjedhje.
Rama është shfaqur me lopatë në duar, duke mbjellë një pemë, imazhe të cilat i kemi parë dendurisht nga Erion Veliaj gjatë dy mandateve të tij në krye të Bashkisë së Tiranës.
Kujtojmë se socialistët janë zotuar, që një pjesë të buxhetit të fushatës së tyre do ta shpenzojë për mbjellje pemësh, një fushatë në kontrastë të thellë me betonizimin masiv të qyteteve nën administrimin e tyre, veçanërisht të Tiranës.



