AKTUALITET, 11 Prill 2023, 17:45

“Tentoi të na përplaste me motor”, grupi i të rinjve shqiptarë dhe grekë bëjnë për spital 17-vjeçarin, i thyejnë dhe hundën

“Tentoi të na përplaste me motor”, grupi i të rinjve

Një 17-vjeçar në Lamia të Greqisë ka rënë pre e dhunës nga një grup të rinjsh, mes të cilëve ka pasur dhe shqiptarë. Mësohet se 4 persona kanë dhunuar adoleshentin, duke i sjellë dëmtime në trup, madje i kanë thyer dhe hundën.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Sturnara” të Lamias, ndërsa i riu përfundoi në spital.  Pas dëshmisë së 17-vjeçarit u arrit që të arrestoheshin 4 autorët, ndërkohë që ai ka i identifikuar vetëm dy prej tyre, një 19-vjeçar grek dhe një 20-vjeçar shqiptar.

“Tentoi të më godiste me motor”, ka pohuar 19-vjeçari grek. Policia po heton mbi ngjarjen.