AKTUALITET, 11 Prill 2023, 18:18

Ambasada e SHBA zbardh porositë e Escobar për krerët e lartë të shtetit dhe të politikës: Zbatoni rekomandimet e ODIHR-it, kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit!

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të SHBA për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot në Tiranë.

Ambasada e SHBA zbardh porositë e Escobar për krerët e lartë

Ky i fundit ka takuar presidentin Begaj dhe kryeministrin Edi Rama bashkë me ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

Sipas ambasadës, Escobar do të nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

 

Ambasada e SHBA zbardh porositë e Escobar për krerët e lartë

MESAZHI I AMBASADES

Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, mbërriti sot në Tiranë për takime me Presidentin Begaj, Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë. Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar do të nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë. Ai do të diskutojë gjithashtu bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për përparësitë rajonale dhe globale, përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës.

Ambasada e SHBA zbardh porositë e Escobar për krerët e lartë

Ambasada e SHBA zbardh porositë e Escobar për krerët e lartë