AKTUALITET, 11 Prill 2023, 19:30

Dhunoi fizikisht mësuesen, 41-vjeçarja në telashe me policinë. Ja çfarë ndodhi në shkollën 9-vjeçare në Memaliaj

Dhunoi fizikisht mësuesen, 41-vjeçarja në telashe me

Një 41-vjeçare është proceduar penalisht, pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht një mësuese. Ngjarja ndodhi në një shkollë 9-vjeçare në Memaliaj.

Mësohet se shtetasja me inicialet S.K., ka qenë familjarja e një prej nxënëseve të mësueses në fjalë.

Njoftimi i policisë:

Dhunoi fizikisht një shtetase (mësuese), procedohet penalisht 41-vjeçarja.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. K., 41 vjeçe, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Ditën e sotme, në ambientet e shkollës 9-vjeçare Memaliaj, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 41-vjeçarja (familjare e një nxënëseje) ka dhunuar fizikisht një mësuese në këtë shkollë. Materialet procedurale në ngarkim të shtetases S. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.