AKTUALITET, 11 Prill 2023, 20:34

“Lalit i dhuruan kandidatin më të lodhur”/ Rama e ironizoi në çelje të fushatës së PS, reagon Këlliçi: Iku koha e cirkut të batutaxhiut dhe me shokët e ngushtë në burg

“Lalit i dhuruan kandidatin më të lodhur”/ Rama e ironizoi

Kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi nga koalicioni ‘Bashkë fitojmë’ ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, gjatë çeljes së fushatës së PS.

Këlliçi thekson se cirku të batutaxhiut, me shokët e ngushtë në burg për korrupsion, e me kryetarët e bashkive gati për në SPAK, i ka ikur koha.

REAGIIMI I KËLLIÇIT

Kryeministri dhe kryebashkiaku i tij, i shtuan sot Tiranës edhe më shumë fasadë, shfaqje, e propagandë. Asgjë nga këto nuk i ndihmon qytetarët, nuk hap një vend të ri pune, nuk ul koston e rënduar të jetesës. Shefi i Rilindjes tregoi se ai jeton me konfliktin politik, me sulmet dhe ofendimet. Sepse shpreson, që në këtë mënyrë, njerëzit do të harrojnë bilancin katastrofik që ai ka në qeverisje, dhe të besuarit e tij nëpër bashki.

Unë kam një model tjetër. Me projekte konkrete që do të sjellin zbutjen e kostos së lartë të jetesës. Ndryshe nga shëndetësia jote falas, urbanin e Tiranës, kurdo që te hypësh e kudo që te shkosh, do ta kesh falas.

Këto janë zgjedhje për qytetarët, për shqetësimet dhe për jetën e tyre. Cirkut të batutaxhiut, me shokët e ngushtë në burg për korrupsion, e me kryetarët e bashkive gati për në SPAK, i ka ikur koha.

DEKLARATA E RAMËS SOT
Do e nisim sot këtu me 61 pemë nga donacioni ynë për Bashkinë e Tiranës dhe Lali Erin që ka lindur me këmishë, kuptohet! E duan të tërë, se nuk e duam vetëm ne që i dhurojmë pemë  për fushatë, por e duan edhe ata që dhurojnë rregullisht kandidatin më të lodhur. Nuk e di si ndodh kjo. Madje këtë herë i kanë gjetur një kandidat që duket sikur ka humbur fizarmonikën. Shikoni për shembull kur thotë: Do ju bëj transport falas. Mua më duket tamam  sikur thotë po ma gjete fizarmonikën, unë do ju bëj një xhiro pa lekë! Nejse, të qeshim pak edhe ne të tjerët, të mos qeshë vetëm Lali se vërtet kështu është ndarë kjo botë por ta marrim atë të qeshur që Lali do ta mbajë gjithmonë për vete”, tha Rama.