AKTUALITET, 11 Prill 2023, 18:57

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet/ Majko refuzon të dalë në foto, Rama: O Pandi hajde se jemi live, do thonë ‘paskan probleme’

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet/ Majko refuzon të

Teksa është çelur sot zyrtarisht fushata zgjedhore për socialistët, kryeministri Edi Rama ka përfituar për pak çaste që të bëjë edhe foto me kandidatët për kryebashkiakë.

Kreu i PS ndër të tjera nuk i ka kursyer batutat me Bora Muzhaqin dhe Pandeli Majkon, që thotë se janë 3 brezat në PS.

“Mos na e prish o Pandi, se do thonë ka probleme me kryetarin. Ja tre brezat, gjyshi, baba dhe vajza”, tha Rama, pasi doli në foto me Pandeli Majkon dhe Bora Muzhaqin.