AKTUALITET, 11 Prill 2023, 18:06

Pas Ramës, Esobar takohet me Begajn, zbardhet tema e diskutimit. Zyrtari amerikan shoqërohej nga ambasadorja Kim

Zbardhet takimi që zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar zhvillohet sot me presidentin Bajram Begaj. Pasi takoi kryeministrin Rama, Escobar shkoi në Presidencë, ndërsa e shoqërohet edhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim.

Mësohet se në qendër të takimit ka qenë zhvillimi i vendeve dhe politikat e Ballkanit Perëndimor. Gjatë fjalës së tij para zyrtarit të SHBA-ve, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet dhe partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA.

“SHBA, rol të pazëvendësueshëm në garantimin e paqes dhe sigurisë në BP”, mësohet të jetë shprehur Begaj. Ndërkohë, kreu i shtetit shqiptar u ndal dhe te kontributi i SHBA-ve dhe të Escobar për negociatat Kosovë-Serbi.

“Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë - Serbi, proces me ndikim të madh rajonal. Falë qasjes së re gjeopolitike edhe nga BE, sot kemi një vëmendje të shtuar ndaj Ballkanit Përëndimor. Mirënjohje për mbështetjen në rritjen e kapaciteteve kibernetike të Shqipërisë”, pohoi Begaj.

Pas Ramës, Esobar takohet me Begajn, zbardhet tema e diskutimit. Zyrtari