AKTUALITET, 11 Prill 2023, 20:25

Aksidentimi në punë i 63-vjeçarit, procedohet tekniku i Hekurudhave në Durrës

Aksidentimi në punë i 63-vjeçarit, procedohet tekniku i

Një 63-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë orarit të punës në hekurudhën e Durrësit, ndërsa policia ka nisur procedimin e teknikut të kësaj drejtorie. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. M., 63 vjeç, i cili ndodhet në spital.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", në ngarkim të shtetasit I. XH., 62 vjeç, banues në Durrës, me detyrë teknik në Drejtorinë e Hekurudhave Durrës, pasi në lagjen nr.13, shtetasi A. M., 63 vjeç (punonjës i kësaj drejtorie), është rrëzuar gjatë kohës që po sistemonte ngarkesën në një kamion dhe për pasojë është dëmtuar.

63-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.