AKTUALITET, 7 Dhjetor 2021, 15:08

Vendimi i Kushtetueses për për zgjedhjet e 30 qershorit, Presidenca njofton konferencë për media

Vendimi i Kushtetueses për për zgjedhjet e 30 qershorit, Presidenca

Zyra e shtypit të Presidencës ka njoftuar mbajtjen e një konference për shtyp të presidentit Ilir Meta në lidhje me vendimin e Gjykatës kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në njoftimin e Presidencës bëhet me dije se konferenca do të mbahet pasditen e sotme në orën 17:00 dhe qëllimi i saj do të jetë për të bërë transparencën në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale, ku presidenti Meta do shfaq opinionin e tij në lidhje me këtë çështje.

“Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka për të gjithë qytetarët, sot në ora 17:00, në Institucionin e Presidentit të Republikës, jeni të ftuar në konferencën për mediat, ku do të bëhet publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar, qëndrimi zyrtar i Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta lidhur me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor 2019.”- shkruan, zëdhënësi i presidentit në postim.