AKTUALITET, 24 Shtator 2025, 09:26

Konferenca e Kryetarëve miraton listat e anëtarëve të komisioneve parlamentare, emrat i kalojnë parlamentit për votim

Konferenca e Kryetarëve miraton listat e anëtarëve të

U zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimin e listës së anëtarëve dhe anëtarëve zëvendësues të komisioneve të përhershme parlamentare.

Për të dy pikat e rendit të ditës, u depozituan propozime nga tre grupet parlamentare të opozitës, ndërsa Partia Socialiste kishte paraqitur propozimet e saj në mbledhjen e mëparshme të Konferencës.

Pas shqyrtimit, çështjet u kaluan për miratim në seancën plenare, ku do të votohet për përbërjen e plotë të komisioneve të përhershme, si dhe për anëtarët zëvendësues, në përputhje me përfaqësimin politik në Kuvend.