AKTUALITET, 23 Shtator 2025, 17:12

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt, Alimehmeti: Ju ia mbyllët kapitullin, ai bashkë me ju i ka bërë shkeljet

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt, Alimehmeti: Ju ia mbyllët

Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së, Ilir Alimehmeti deklaroi se shkeljet në Bashkinë e Tiranës nuk ia ka bërë vetëm Erion Veliaj, por bashkë me të dhe përfaqësues të tjerë të këtij institucioni. Gjatë fjalës së tij Alimehmeti nga mbledhja e Këshillit theksoi se opozita do të votojë pro shkarkimit të Veliajt.

“Është e vërtetë që disa prej jush me zot po presin të mbyllet.

Ka qenë objektiv i opozitës vendosjen e kryetarit të bashkisë para përgjegjësisë, por sot është kapitull i mbyllur, e di ai e dini dhje ju, ju po ia mbyllni këtë kapitull. Ai bashkë me ju i ka bërë këto shkelje. Ne do ta votojmë pro propozimin për shkarkim.”, tha ai.