TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas seancës së tensionuar të 18 shtatorit, ku qeveria e re mori votëbesimin në vetëm 25 minuta për shkak të kaosit të krijuar nga opozita, Kuvendi do të mblidhet sërish sot në orën 10:00 për seancën e radhës plenare.
Në rendin e ditës parashikohet votimi për përbërjen e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare, të cilat kanë qenë jo funksionale deri tani.
Deri më sot, janë miratuar vetëm kryetarët dhe nënkryetarët e propozuar nga Partia Socialiste, ndërsa mungesa e përfaqësuesve të opozitës ka bllokuar plotësimin e komisioneve të tjera.
Pas një periudhe ngërçi, Partia Demokratike ka dorëzuar një ditë më parë emrat për katër komisionet parlamentare që i takojnë për t’i drejtuar, duke i hapur rrugë zhbllokimit të situatës.
PD i kishte përcaktuar më herët drejtuesit dhe nënkryetarët për komisionet që i takojnë opozitës dhe ato që drejtohen nga mazhoranca, por nuk i kishte depozituar zyrtarisht në Kuvend për shkak të kundërshtimit ndaj rregullores së re parlamentare.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe demokrati Fidel Kreka nuk do të jenë në këtë seancë pasi u përjashtuan nga “Etika” për 10 ditë si ndëshkim për kaosin që shkaktuan në seancën e fundit plenare ku hodhën Kushtetutën dhe rregulloren në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PS:
Milva Ekonomi - Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Ulsi Manja - Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Bledi Çuçi - Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
Anila Denaj - Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
Blendi Klosi - Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Igli Hasani - Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme
Fatmir Xhafaj - Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale
KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PD:
Luçiano Boci (kryetar), Evis Kushi (PS) Nënkryetare - Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet
Bardh Spahia (kryetar), Eduard Shalsi (PS) Nënkryetar - Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Jorida Tabaku (kryetar), Iris Luarasi (PS) Nënkryetare - Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Ina Zhupa (kryetar), Erjon Malaj (PS) Nënkryetar - Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën