AKTUALITET, 23 Shtator 2025, 17:38

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Mori atë që meritonte. Qeveria të ndjekë hapat ligjorë për zgjedhjet në Tiranë

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Mori atë që meritonte. Qeveria të

Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në një prononcim për mediat pas vendimit për shkarkimin e Erion Veliajt, deklaroi se kryebashkiaku socialist mori atë që meritonte.

Teliti tha se për shkarkimin e tij, bashkuan votat të gjithë këshilltarët dhe tani i takon qeverisë të ndjekë hapat ligjorë për t’i hapur rrugën zgjedhjeve në Tiranë.

“Për PS dhe partitë e tjera Veliaj është i shkarkuar dhe nuk ka më gisht në punët  e bashkisë dhe topi është në derën e qeverisë. I bëjmë thirrje qeverisë të ndjekë hapat ligjore për shkarkimin ligjor të  Veliajt dhe largimin e tij me anë të vendimit të qeverisë dhe hapjen e garës urgjente për drejtimin e Tiranës për të kryer zgjedhje të ndershme në Tiranë. Veliaj e mori përgjigjen që meritonte, mori atë që meriton, mbolli urrejtje, korrupsion, hodhi gazlotsjellës, Nga ne, për Tiranën, për këshilltarët e majtë e të djathtë nuk është më kryetar. Kemi bërë çmos që t’ja arrijmë kësaj dite. E rëndësishme është që për ne nuk është më kryetar.”, tha ai.