TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës diskutojnë me Shqipërinë prioritetet e fushave kryesore me interes për Administratën Trump, siç janë mbrojtja, investimet dhe siguria.
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy van Horn ka marrë sot një takim me kryetarin e Parlamentit shqiptar, Niko Peleshi.
“Ne mezi presim të punojmë me Parlamentin në këto objektiva të përbashkëta”, shkruan Van Horn në një postim në rrjetin social X, në kuadër të këtij takimi.
Më ambasada shpjegon edhe qëllimin e bisedimeve dhe takimit.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Parlamentit Niko Peleshi për të diskutuar prioritetet e Parlamentit dhe fushat kryesore me interes për Administratën Trump, duke përfshirë rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe shqyrtimin e fuqishëm të investimeve për të forcuar sigurinë dhe prosperitetin për Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët e tyre”, thuhet aty.
Chargé d’Affaires Nancy VanHorn met with Parliament Speaker Niko Peleshi to discuss Parliament’s priorities and key areas of interest for the Trump Administration, including increased defense spending and robust investment screening to strengthen security and prosperity for the… pic.twitter.com/wTDYQCK3Do
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) September 23, 2025