AKTUALITET, 23 Shtator 2025, 17:25

Me shumicë votash, shkarkohet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Me shumicë votash, shkarkohet kryetari i Bashkisë së

Shkarkohet nga posti i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj! Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama të bërë në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku shpalli si kandidaturë Ogerta Manastirliu.

Tashmë i takon Këshillit të Ministrave që të miratojë vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i Kryetarit të Bashkisë Tiranë, i cili prej 10 shkurtit ndodhet pas hekurave. Në nisje të mbledhjes, kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino tha se sot po bëhet detyra për ta çliruar Tiranën, nga ndalimi, siç tha ajo pa gjyq i Erion Veliajt.

“Sot ne po kryejmë detyrimin tonë, duke çliruar Tiranën prej ndalimit pa gjyq të kryetarit të bashkisë. Ne sot kemi vetëm një pikë në rendin e ditës, projektvendimim për shkarkimin kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj…”, -tha kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino.

Në mbledhje ku u votua për shkarkimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, nuk morën pjesë tre anëtarë, Joleza Koka, Aldo Merkoçi dhe Gazment Paja. Po ashtu mungonte edhe kryetarja në detyrë Anuela Ristani.

Pavarësisht shkarkimit, sipas nenit 115 të Kushtetutës, Veliajt i jepet e drejta të ankimojë shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh. Në këtë rast, vendimi i qeverisë pezullohet deri në shqyrtimin nga Gjykata. Kujtojmë se Veliaj paraqiti kërkesën për të qenë prezent në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, por kjo gjë nuk u mor parasysh nga Komisioni i Ligjeve në këtë institucion.

Me shumicë votash, shkarkohet kryetari i Bashkisë së

Me shumicë votash, shkarkohet kryetari i Bashkisë së