AKTUALITET, 20 Maj 2023, 12:08

Pas humbjes së zgjedhjeve vendore, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi "marrin malet"

Pas humbjes së zgjedhjeve vendore, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas fushatës elektorale një mujore dhe përfundimit të zgjedhjeve të 14 majit, këtë të shtunë është nisur për në Bjeshkët e Sharrit për të kaluar fundjavën.

Meta e ka nisur mëngjesin herët këtë fundjavë, ku në rrjetin social ‘Facebook’ ka ndarë foton nga Bjeshkët e Sharrit ku shkruan ‘Mirëmëngjes nga Bjeshkët e Sharrit’.

Ndërsa disa orë më vonë ka ndarë  videomesazhin ku ka përshëndetur ndjekësit e tij “Të dashur miq nga Bjeshkët e Sharrit ju uroj një fundjavë të mbarë”.

 

Edhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, postoi një foto, të parën pas 6 ditëve nga zgjedhjet e 14 majit, duke treguar se është me bashkëshortin.