TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Vlorës e cila la në burg kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Belerin, me akuzën për korrupsion në zgjedhje.
Dule deklaroi se “Rama mund të vazhdojë që ta mbajë peng Belerin, por do jetë vota e nesërme e himariotëve që do e lirojë”.
“Është një proces i projektuar, i motivuar dhe i ekzekutuar nën urdhrat dhe porositë e Ramës. Pengmarrja e Belerit vazhdon. Askush nuk duhet të ketë as më të voglin iluzion, Rama vazhdon ta mbajë peng por do e lirojë vota e nesërme e himarjotëve”, tha ai pas vendimit të Gjykatës.