TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas debatit të ashpër mes deputetit Gazment Bardhi dhe kryeministrit Edi Rama, demokratët kanë kërkuar përjashtimin e kreut të qeverisë.
Një grup deputetësh firmosën një kërkesë të cilën e depozituan në sekretariatin e Kuvendit, për të marrë një masë disiplinore ndaj kryeministrit.
Në shkresë, përmenden disa fraza të Ramës, drejtuar Gazment Bardhit gjatë debatit, ku kryeministri u shpreh: "Je palaço cirku".
Sipas demokratët, gjuha e përdorur nga kryeministri, është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, ndaj ato kërkuan përjashtimin për dhjetë ditë të tij nga punët e Kuvendit.


Gjatë diskutimit, Bardhi i tha Ramës se drejtues të lartë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kanë angazhuar oligarkë dhe mafiozë për të blerë vota për Ardian Dvoranin.
Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të kryeministrit, i cili iu drejtua bardhit me fjalën “palaço cirku”. Pas diskutimeve të ashpra, drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj njoftoi përjashtimin e Bardhit nga seanca.
Kryeministri Rama, ndërkohë ka vazhduar debatin me të dhe më vonë me deputetin lushnjar Saimir Korreshi.
“Ik ore zagar, jeni bërë ju palaço”, dëgjohet të thotë Rama, ne debat e sipër me Korreshin, edhe ky pa audio. Pak momente më pas, punimet u ndërprenë për disa minutash, për të rinisur më vonë.
Debatet
Edi Rama: Kandidatura që ne kemi sjellë, nuk ishte në listën e përjashtuar nga gr parlamentar i PS. Nuk jua imponojmë kandidatin, nuk kemi interes për institucionin e Avokatit të Popullit. Ajo që u ankuam, është tentatvia për të shndërruar në seksion të PS-së, Gjykatën Kushtetuese?
Gazment Bardhi: Ndoshta e kanë bërë pa dijeninë tënde. Drejtuesit më të lartë të Grupit parlamentar, jo vetëm kanë kërkuar votë për Ardian Dvoranin, por kanë angazhuar magfiozë dhe oligarkë për të marrë vota.
Edi Rama: Kush është angazhuar?
Gazment Bardhi: Salillari shoku jot. Samir Mane shoku jot. Ja po ta jap shembullin.
Edi Rama: Ky person këtu është intimiduar nga filani, mos më trego shokët.
Gazment Bardhi: Oligarkët dhe mafiozët e tu.
Edi Rama: Çfarë mafiozësh thua?
Gazment Bardhi: I le oligarkët tani, mafiozët është problemi. Jep llogaritë pse ke angazhuar oligarkët në votime.
Edi Rama: Të çohet personi dhe të thotë mua më ka intimiduar filani. Por jo me shpifje. Një çetë shpifësish.
Gazment Bardhi: Ti i ke çuar, për ta shndërruar Gjykatën Kushtetuese në njësi të Partisë Socialiste.
Edi Rama: Për çfarë të përgjigjem ty mor palaço cirku. Je në gjendje t’i ofrosh zërin dhe fytyrën një cirku fantazish.
Gazment Bardhi: Ti je mafioz.
Edi Rama: Palaço, palaço!
Gazment Bardhi: Mafioz, palaço…
Edi Rama: Pis, zagar…