AKTUALITET, 22 Dhjetor 2022, 15:17

"Zero qeverisje"/ Vasili: Urgjente çështja e çmimeve dhe varfëria e shqiptarëve

"Zero qeverisje"/ Vasili: Urgjente çështja e

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar si jofunksionale.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, teksa foli për aktin normativ për buxhetin e vitit 2022, Vasili theksoi se qeveria ka zero aftësi planifikuese.

Nga foltorja e Kuvendit, Vasili pohoi se qeveria bën investimet e rialokime hajdute.

“Kjo qeveri ka zero aftësi planifikuese. Këto dy muaj, apo pak javë që janë, se e kanë bërë fakt të kryer, do shpenzojnë më shumë se kaq. I ikim dot kësaj analize? S'kemi qeverisje. Zero qeverisje. Ashtu siç shfaqet klienti i radhës në zyrën e zyrtarit, transferohen paratë nga këtu, këtu. Para për buxhetin bëhen copa-copa në rrugë.

33 deputetë shkuan në Gjykatën Kushtetuese për një akt normativ të kohës. Ata e rrëzuan aktin normativ në Kushtetuese. Ky është qëllimi i tyre. S’kanë turp dhe sot na bien 4 akte në një vit. Ku është emergjenca për të nisur projekti për Llogaranë?! Shpjegojuani shqiptarëve. Këta shkuan e fituan, ai që bërtiti i ekzaltuar Rama, ishte atëherë në opozitë. Kur vjen në pushtet bëhesh lapanjoz.”, tha Vasili.